Debate në mbledhjen e PS në Shkodër, kërkohet rikthimi i Tom Doshit

416
Strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër janë mbledhur sot për të bërë analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit si dhe për të zgjedhur kryetarin e ri. Pas kësaj mbledhjeje që u zhvilluar me dyer të mbyllura, deputeti i këtij qarku, Paulin Stërkaj tha se humbja në Shkodër ishte qesharake, duke shtuar se kjo mbledhje nuk është bërë për punësimin e njerëzve të PS-së, por për partinë. Deputeti socialist gjithashtu hodhi kritika ndaj administratës, duke kërkuar që të përfitojnë kontribuuesit dhe jo servilat. “Kjo nuk është mbledhje për punësim por për partinë. Jemi në situatë të keqe, reforma po bëhen kudo. PS ka fituar në bashkia të tjera, humbën në Shkodër në mënyrë qesharake. Le të përfitojnë kontribuuesit jo servilët. Ju e dini të gjithë si është bërë administrata. Në mëngjes ishin me Ketin, në darkë me Namikun. Në 3 të natës ishin me Tomën, në mëngjes me Gonin. Këto që them i kam të gjitha me filmime”, tha Stërkaj. Në mbledhje është kërkuar gjithashtu rikthimi i deputetit Tom Doshi në Partinë Socialiste, pasi sipas tyre, nuk është ai e keqja në PS.
Sigal