Vetingu ja kush e ka radhën me 20 Qershor

552
Sigal

Në sitën e vettingut do të kalojë edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska. Seanca dëgjimore për Toskën është caktuar në datën 20 qershor në orën 11:00 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa Gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari. Dosja e gjyqtarit Toska do të vlerësohet mbi tre kritere të përcaktuara në ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasuria, figura dhe aftësimi profesional.