DASH: Qeveria të dialogojë me opozitën

114

DASH: Shmangni konfliktin, opozita të dialogojë me qeverinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk ndryshon qëndrim, sa i takon situatës politike në Shqipëri. Në një reagim për Vizion Plus në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, DASH ka theksuar se është me rëndësi, që sundimi ligjit të respektohet. DASH u ka bërë thirrje palëve politike që të rinisin dialogun dhe të punojnë për të ardhmen e vendit. “Kemi parë raporte dhe mbetemi në komunikim me aktorët relevantë për implikimet ligjore të shpalljes. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë situatën ashtu siç zhvillohet. Është me rëndësi që sundimi i ligjit të respektohet. Lidhur me situatën politike, pozicioni ynë mbetet i njëjtë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të shmangur konfrontimin dhe për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë. Partitë e opozitës duhet të kërkojnë një rrugë drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore.”