Dalin pamje nga ceremonia e betimit në Presidencë të ministrave të PD, mungon Rama (Foto)

179
Pas votimit në Parlament me shumicë votash, 6 ministrat teknike dhe zëvendëskryeministri janë betuar te presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Emërimi i tyre erdhi pas marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund protestës së opozitës dhe hyrjes së saj në zgjedhje. Nuk kanë munguar edhe fotot zyrtare të ceremonisë së betimit me Presidentin Bujar Nishani. Por, ajo që u vu re ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama.
Ministrat e rinj që u betuan mbrëmë: 
1- Ledina Mandia në postin e Zv/kryeministrit,
2- Dritan Demiraj në postin e ministrit të Brendshëm,
3- Helga Vukaj, Ministër i Financave,
4- Gazmend Bardhi, Ministër Drejtësie,
5- Mirela Karabino, Ministër i Arsimit dhe Sportit,
6- Arben Beqiri, Ministër i Shëndetësisë,
7- Xhuljeta Kërtusha, Ministre e Mirëqenies Sociale.
SEANCA
Betimi i ministrave të rinj të propozuar nga Partia Demokratike erdhi pas miratimit nga parlamenti që u mblodh dje në një seancë të jashtëzakonshme, në zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 maj, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kështu Kuvendi shkarkoi Niko Peleshin nga posti i zv/ Kryeministrit me 106 vota pro dhe emëroi zv/Kryeministre Ledina Mandia me 119 vota pro.
Fatmir Xhafaj është shkarkuar nga Ministër i Brendshëm me 104 vota pro dhe është emëruar në këtë post Dritan Demiraj me 107 vota pro.
Ogerta Manastirliu është shkarkuar nga Ministre e Shëndetësisë me 114 vota pro dhe është emëruar në këtë post Arben Beqiri me 118 vota pro.
Olta Xhaçka ështe shkarkuar nga Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me 113 vota pro dhe në këtë post është emëruar Xhulieta Kërtusha me 118 vota pro.
Është shkarkuar Arben Ahmetaj nga Ministër i Financave me 107 vota pro dhe është emëruar Helga Vuka me 116 vota pro.
Lindita Nikolla është shkarkuar nga ministre e Arsimit me 109 vota pro dhe në këtë post është emëruar Mirela Karabino me 120 vota pro.
Petrit Vasili është shkarkuar me 102 vota pro nga ministër i Drejtësisë dhe në vend të tij është emëruar Gazmend Bardhi me 106 vota pro.