Çollaku: Shpërdorimi i autoritetit të SHBA-BE, hile e vjetër ballkanike

445
Lidhur me debatet e fundit për reformën në drejtësi ka reaguar shefi për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku. Ky i fundit thotë se SHBA dhe BE kërkojnë standarde dhe konsensus për reformat, dhe sipas tij kryeministri Rama nuk mund të shpërdorojë autoritetin e tyre. Sipas tij kjo është një hile e vjetër ballkanike. “Shpërdorimi i autoritetit të SHBA dhe BE, për pushtet një hile e vjetër ballkanike !!! Një abuzim dhe shpërdorim i paprecedente i autoritetit te SHBA dhe BE nga ana Kryeministrit. Mungesën e qartë të dëshirës të Rilindjes për konsensus, vullnetin e qartë të Rilindjes për të kapur Drejtësinë nuk mund ta mbulojnë abuzivisht me nevojën emergjente të SHBA, BE, shqiptarëve dhe opozitës për reformë e për drejtësi të drejtë e te pavarur. SHBA dhe BE nuk janë si avokatet italianë të Rilindasit të Kavajës. SHBA dhe BE kërkojnë standarde dhe konsensus. Hilet ballkanike e bizantine nuk janë jetëgjata. Abuzimi me autoritetin dhe dashamirësinë e miqve paguhet dhe shpejt Ramës do t’i vijë fatura!!!”, shkruan Çollaku.
Sigal