Olli: Veliaj fsheh informacionet e Bashkisë, ka frikë nga transparenca

572
Kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj për fshehje të informacioneve. Sipas Ollit, Veliaj ka frikë nga transparenca, ndaj vepron në këtë mënyrë.
“Veliaj fsheh informacionet e bashkisë. Është i patolerueshëm dhe i nevojshëm. Të detyrohen, të kërkojnë nga gjykata zbatimin e ligjit. Për fat të mirë të qytetarëve, vendimi i gjykatës nuk i lë asnjë ekuivok të zbatojë këtë lig. Ai ka të drejtë që e ka bunkerizuar bashkisë, pasi ka frikë nga transparenca. Ai ka frikë nga transparenca, ndaj e futi fshehurazi natën rritjen e çmimit të biletës, apo dhe paketën fiskale, pa e konsultuar fare me grupet e interesit. Ka frikë nga aferat korruptive të betonit tek Liqeni artificial apo te ‘Sheshi Skënderbej”, tha Olli.
Sigal