‘CEZ’ Meta: Operacioni mafiozo-politiko-financiar, kërkoj hetim ndërkombëtar

81
kreu i Kuvendit Ilir Meta ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me aferën CEZ. Ai e ka konsideruar atë si një operacion mafioz politik, mediatik dhe financiar. 
“Kanë dalë shumë qartë nga fakte dhe dokumenta që nuk dëshironi t’i pranoni, flas për ata që janë vënë në mbështetje të operacionit mafioz politik, se ka qënë ish kryeministër që ka përfituar transferta nga DIA për llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR me emrin e tij dhe kjo është një e drejtë e tij dhe e organeve që po hetojnë për të parë nëse është përfituar në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Nëse doni që ky ish kryeministër të jem unë, më vjen shumë keq për të gjithë ju. Njëkohësisht dua të deklaroj se kompania DIA, dhe çdo kompani tjetër në këtë rast, se janë 9 të tjera, se DIA ka mbledhur vetëm 20 për qind të borxheve, 80 për qind shumë kompani të tjera, shumica e të cilave është krijuar pas dy vendimeve të rëndësishme, një i ERE-s për të favorizuar CEZ në dëm të KESH, me një dëm të jashtëzakonshëm, katastrofik, sipas denoncimit dhe të drejtorit të KESh, z. Zeqo, po dhe një tjetër që të mos mblidhnin thjesht borxhet e privatit si DIA, po automatikisht detyrimet e ujësjellësve, Albpetrol përmes një vendimi qeverie.
Mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz, mafioz politik, mafioz mediatik dhe mafioz financiar, sepse është një operacion që paguhet për të gënjyer dhe mashtruar. Unë deklaroj me përgjegjësinë maksimale që as më ka shkuar në mendje në pragë për të negociuar për kompani të tilla. Nuk kam qënë atje për të diskutuar me CEZ çështje që nuk kishin lidhje me funksionin dhe kapacitetin tim si ministër i Jashtëm apo zv. kryeministër. Është e ditur se shumë prej jush e kanë pritur në zyrta e tyre Kastriot Ismailin dhe me gjithë partneren e tij dhe përpara vitin 2009. Është e ditur botërisht që ka patur lidhjet e veta me CEZ, cështje e tij. Ajo që është e kristlatë është se Ilir Meta asnjëherë nuk ka ndërmjetësuar për një marrëvsehje të tillë dhe nuk ka pasur interes ta bëj këtë gjë”, tha z. Meta. 
Ilir Meta ka komentuar edhe dy vendime të ERE-s që favorizonin CEZ dhe dëmtonin KESH-in. “Unë nuk merrem me spekulime. Lidhur me përgjegjësitë e mia 5 muaj si ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, Ilir Meta ka patur vetëm një institucion në varësi për këtë çështje, KESH, që ka qënë drejtor Ëngjëll Zeqo. Shikojini të gjitha veprimet e drejtorit të kesh të bëra me porosinë time si ministër. Drejtori i KESH e ka kundërshtuar në mbledhjen e parë vendimin, e ka kundërshtuar pasi është ribërë mbledhja pas kërkesës së tij, e ka paditur vendimin që dëmtonte interesat e KESH në gjykatën e shkallës së parë, dhe në gjykatën e shkallës së dytë. Këto janë fakte tepër kokëforta. Është një fakt shumë kokëfortë që më pas përsëri kemi një ulje të çmimit në interes të CEZ dhe në dëm të KESH, në një periudhë të mëvonshme, që i hapi rrugë krijimit dhe shumë kompanive të tjera që kanë mbledhur 80% të borxheve nga 20% që mbledhur DIA. Kastriot Ismaili nuk më ka kërkuar asnjë favor, dhe nuk i kam bërë asnjë favor”, theksoi Meta. 
Kreu i Kuvendit ka sqaruar më pas edhe arsyen pse nuk jep dorëheqjen nga posti i tij. Ai tha se nëse ekziston qoftë dhe një letër nga ish ministrat e opozitës që justifikojnë implikimin e tij, “nuk keni nevojë të më kërkoni dorëheqjen, dorëheqjen e jap vetë unë”.
“Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz. Më kërkoni dorëheqjen mua sikur ka thënë kryetari i partisë i pafajshmi Lulzim Basha. Pse të jap unë doreëheqje, se ka mashtruar gazetarja e BIRN, se kompania që mbron interesat e OSHEE e ka bërë të qartë se nuk e ka përmendur në asnjë rast emrin e Ilir Metës. Pse duhet të japë unë dorëheqjen, mbi çfarë baze, mbi dëshirën tuaj. U mësuat keq me dorëheqjet e mia. Keni ndonjë pretendim për veprimet apo mosveprimet e mia si kryetar i Parlamentit që të japë dorëheqjen? Sa herë të gjeni ju ndonjë mashtrues që të bëjë deklarata do të japë unë dorëheqjen. Kush më kërkon dorëheqjen mua, Lulzim Basha. Lulzim Basha i ka ikur gjykatës, procesit, duke shpikur raporte mjeëksore më absurde, duke sajuar vizita absurde jashtë shtetit dhe duke mbyllur çështjen për cështje proceduriale. Ndoshta është dhe parim që nuk kam folur më përpara pak më hapur, por kam menduar që do të ndërgjegjësoheshit. Unë jam për hetim ndërkombëtar, jam dhe për hetim amerikan. Unë e mbështes dhe këtë çështje plotësisht. Çështja do të futet në rendin e ditës për t’u votuar”, tha Meta.