“Komuniteti shqiptar në SHBA i rëndësishëm”, Presidenti Meta pret shkrimtarin Frank Shkrelin

578
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, priti në një takim të veçantë ish-Drejtorin e VOA-s për Euro-Azinë dhe ish kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), z. Frank Shkreli, njëkohësisht edhe autor i tre vëllimeve “Demokracia nuk pret” që u promovua dy ditë më parë.

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të prisja z.Frank Shkreli, personalitet i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili më dhuroi tre vëllimet e “Demokracia nuk pret”. Biseduam për kontributin që mund të japë në të ardhmen komuniteti shqiptar në SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve si edhe për zhvillimin e Shqipërisë.