VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të “të fortëve” në Nikël

814
Sigal

Një ditë pas ndërhyrjes së Forcave të Policisë së Shtetit në Nikel të Krujës ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestruan armë, municione dhe sende të tjera, janë publikuar pamjet e aksionit.

Aksioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm dhe pati si qëllim goditjen e një prej grupeve më të përfolur për disa ngjarje të rënda në Tiranë.

Aksioni ka qenë i përgatitur me kujdes, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e grupit.