Bregu: Gëzuar ditën kur shpresa nuk tradhtohej

117
Ish-Ministrja dhe njëherësh deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka zgjedhur që këtë 27-vjetor të PD-së ta komentojë ndryshe nga kolegët e saj. Përmes një statusi në Facebook, Bregu ka zgjedhur një fotografi të një vajze të vogël, e cila në duar mban dy flamuj të PD-së. Dhe Bregu nuk ngurron që të japë edhe një mesazh: “Gëzuar ditën kur shpresa nuk tradhtohej!”, shkruan ajo. Nuk dihet saktësisht se kujt i drejtohet Bregu kur flet për tradhti, por dihen publikisht kritikat e ish-deputetes për kryetarin Lulzim Basha, që pas lënies së saj jashtë listës së kandidatëve.