Presidenti Meta uron PD: Suksese në përmbushjen e përgjegjësive

495
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar Partinë Demokratike me rastin e 27-vjetorin e themelimit të saj. Përmes një statusi në Facebook, kreu i shtetit kujton edhe përgjegjësitë e kësaj force politike. “Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t’i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit”, thuhet në mesazhin e Metës. Ky i fundit, në kohën kur drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka bashkëqeverisur me Partinë Demokratike, në vitet 2009-2013.
Sigal