Hyqmet Zane: Basha dhe Alibeaj si diversant të djathës!

114

Ish kryetari Lulzim Basha, ish paskryetari Enkelejd Alibej apo sekretari Gazmend Bardhi i kanë dhënë vetes të duken si misionarë të një shkatërrimi jo me prishje objektesh, as me prishje të tregut të valutës, por me misionin e shkatërrimit të opozitarizmit në Shqipëri.

Sigal

 Misionarët janë të rëndësishëm në shoqërinë njerëzore. Kur ata i shërbejnë njerëzimit, marrin vlera të papërsëritshme sa duken sikur janë krijuar dhe orientuar për shoqërinë në rrugë të drejta. Në të kundërt ata kthehen në një e keqe, që çon në zullume të mëdha dhe me pasoja për një shoqëri. Këtu nuk bëhet fjalë për profetët, të dërguarit e Zotit, se ata janë të papërsëritshëm dhe të pazëvendësueshëm që nuk kanë shokë dhe nuk mund t’u vesh shokë.

Do të doja ta spikasja këtë ide në një drejtim për një realitet, që po ndodh në këtë vendin tonë Shqipëri, ku fati i shqiptarëve ka mbetur në një udhëkryq të konsiderueshëm. Në këtë kuptim, nëse do e fokusoja analizën tek politika dhe partitë shqiptare, do të doja të thoja se në këtë hapësirën tonë po ndodhin çudira, që kanë në qendër misionarët e gabuar të një populli si në pajtueshmëri me pozitën, ashtu edhe me opozitën.

Kur kam dëgjuar para pak kohësh një prononcim të liderit të demokratëve Sali Berisha në një televizon se çfarë ka shprehur Xhorxh Soros që do e shkrijë Partinë Demokratike në Shqipëri, më mbeti në mendje ky lajm ogurzi. Mendova se si është e mundur që një amerikan si ai të shprehet kaq ekstremisht për një parti konservatore në Ballkan? Nuk mund ta citoj të plotë se si e tha doktori këtë fakt, por realitetet që po ndodhin brenda PD të bindin për këtë ide që është një dashakeqësi ekstreme e një njeriu që për hir të interesave dhe synimeve të tij, shprehet për shkatërrim të demokracisë në fund të fundit. Mund ta krahasoj këtë me atë që bëri Enver Hoxha me partitë nacionaliste si Balli Kombëtar dhe Legaliteti  dhe që ka lënë pas tipa me trashëgimi shkatërruese si një filozofi që i ka bërë dëm të madh kombit.

Ta quash misionar të së keqes këtë njeri, ndoshta është pak. Duket se ai është djalli vetë që u është fanepsur shqiptarëve dhe i ka mbërthyer me të ashtuajturin “mision i shoqërisë civile për globalizimin”. Në lidhje me atë se çfarë ai ka deklaruar, fillimisht mendova se këtë mision Sorosi mund t’ia ketë caktuar Edi Ramës që në të gjithë sjelljet e tij ndaj kundërshtarit politik ka simptomat e një qëllimi të tillë si misionar i zgjedhur nga ai për të realizuar idenë e babushit Soros. Ka bërë e çfarë nuk ka bërë Edi Rama me strukturat e tij shtetërore për të përmbushur detyrën e caktuar dhe për këtë hapur ai ka manifestuar edhe urrejtjen ndaj demokratëve dhe ka zbatuar një mision vazhdimësie të Partisë së Punës, që duket si misionar i zgjedhur i tyre për të vazhduar rrugën e mbajtjes së Shqipërisë si peng në rajon.

Këtë e zbuloi dukshëm “çështja McGonigal” se si ishte strukturuar shefi i shërbimit të rëndësishëm amerikan në zbatim të interesave misionare të Sorosit në Ballkan, eskluzivisht në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Rusinë ku bashkëpunëtori në Shqipëri ishte kryeministri Edi Rama. Thuhet se sado të fshihesh, të flliq i Madhi Zot se është e provuar se çdo “hajdut lë një shenjë” dhe hajduti kapet me presh në duar.

***

Por ajo çka nuk po e vërej vetëm unë, por e gjithë shoqëria shqiptare, është se disa të quajtur të rinj, por me mendje të prishur kanë marrë si mision të krijojnë një situatë të rëndë në mesin e demokratëve me sjelljet dhe veprimet e tyre. Ish kryetari Lulzim Basha, ish paskryetari Enkelejd Alibej apo sekretari Gazmend Bardhi i kanë dhënë vetes të duken si misionarë të një shkatërrimi jo me prishje objektesh, as me prishje të tregut të valutës, por me misionin e shkatërrimit të opozitarizmit në Shqipëri, pikërisht ashtu siç e ka pohuar Sali Berisha.

Gabimet e bëra në kohë dhe hapësirë nga vetë lideri Berisha në mesin e  demokratëve, duket se u shfrytëzuan nga misionari i madh i antishqiptarizmit si një“topi i komunistëve kundër Asamblesë Kushtetuese”që bënë komunistët shqiptarë të udhëzuar nga serbët misionarë të kohës së Enver Hoxhës. Por forma dhe përmbajtja e sjelljeve që po bëjnë këta misionarë të vegjël përballlë misionit të madh të demokracisë shqiptare. Më shumë se kaq ky mision është shkartisur me misionin e kryeministrit për të çuar në vend fjalën e Sorosit si antiBerishë dhe krijimin e një opozite si një lodër në duart e një mafiozi.

E gjithë gama e mendësive, që shprehen nga kundërshtarët politikë, nga ata që kanë siglën PD, por edhe nga disa analistë dhe opinionistë ndoshta edhe me tituj shkencorë se “Berisha duhet t’u lejë vendin të rinjve”. Mua më duket si një mision nën zë apo si një reminishencë e së shkuarës komuniste që të ikë ai se dua unë (se kështu thotë partia dhe shoku Enver), se do vijë ai që dua unë (misionari i Sorosit). Përdorimi i moshës së Berishës si argument për ta larguar, janë në tërësi si ajo fjala popullore “çohu prift të ulet hoxha”, në një kohë që e gjithë loja është tek goditja e opozitarizmit që Berisha po e bën me intensitet të lartë dhe me rrjedhshmëri logjike, që kurrësesi të pajtueshme me këta që janë të rinj në moshë dhe janë plakur pa kaluar burrërinë.

Pikërisht këtu unë shoh misionin e pambaruar të kukullave Basdha – Alibej dhe Bardhi si tregues të shitjes së vetes tek i paudhi. Nëse historia jonë politike ka njohur shpesh shembujt e tillë, që kanë qenë kolaboracionistë të të huajve, kurrësesi unë dhe shumë e shumë demokratë nuk shohim kurrësesi një mosdorëzim të Berishës si e kushtëzuar nga ndonjë mision. Përkundrazi, këta të rinjtë që më përpara shiten se sa të bëjnë detyrat sipas votimeve që u kanë dhënë demokratët, më japin imazhin e tradhëtisë së interesave të dhjetoristëve 1990, pazareve të viteve pas 1997 dhe këtyre që ndodhën pas 2013. Janë pikërisht po ata me mendësi tipike perverse dhe anemik në mendim dhe gjykim, që nuk i ndjek kush, që bëjnë mentarin kur nuk kanë mend as për t’u besuar nga rrethi i tyre familjar.

Këta të përgjumërit misionarë që rrinë brenda nesh demokratëve me buzëqeshje në buzë si evlia (të urtë) janë siç thotë populli ‘prush’ që djeg nën hi se e kanë mision të kundërtën e së mirës dhe shohin vetëm interesat e diktuara nga misionari i madh. Fakti që pikërisht këta tipa parapëlqehen edhe nga ambasadorja amerikane Kim më duken si ai ligji për LGBT që na duhen se jemi glonalistë apo modernë, që i dalin kundër edhe vetë Zotit, mjaft që të realizojnë qëllimet e misionit që ka caktuar Sorosi.

Shumë herë e kemi etiketuar të keqen e misionit komunist, që në propogandë gënjeu sa deshi dhe zbatoi politika antinjerëzore siç kishte misionin – varfërimin dhe nënshtrimin e një shoqërie që i beson ata. Billy Graham (një prift evangjerlist amerikan) është shprehur se “Komunizmi është nëj fe e frymëzuar dhe e organizuar nga vetë djalli, për t’i shpallur luftë Zotit”. Janë të provuara ndaj dhe mendjet e ndritura bëjnë edhe etiketime të tilla me vërtetësi. Dihet se djalli mision ka të kundërtën e asaj që orienton Zoti, ndaj dhe është provuar për ne si komb se çfarë i ka bërë komunizmi këtij populli dhe që po vazhdon përmes misionarëve të rinj sorrist për një të majtë të moderuar dhe të veshur me terminologji me buzëqeshje që t’i bëjnë popujt të qajnë në dekada të tëra.

Dorëheqja e Bashës si fillim dhe pas zgjedhjeve e Alibejt, ringritja e Gazit (69) pas tyre, sheshit duket si një mision i papërmbyllur i grupit sorrist brenda PD për të zbatuar porosinë e misionarit të së keqes për të krijuar një PD të asfiksuar dhe për të bërë që demokratëve t’u soset dëshira dhe mafia në pushtet të bëjë ato që ka bërë sidomos në këto 10 vite me një kryeministër që edhe Zotit i vjen keq për gjendjen në të cilën kanë rënë demoratët dhe e gjithë Shqipëria. Pikërisht këtu përballë këtij realiteti lideri Sali Berisha ka urtësinë dhe kurajon, ka orientimin dhe besimin në ringritjen e një Partie Demokratike për të shkatërruar misionarët e së keqes.