Anketa/ Amnistia e “peshkaqenëve” të korrupsionit venit besimin te drejtësia, policë dhe kryepleq në shërbim të grupeve të kanabisit

105
Sigal

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u konsiderua institucioni thelbësor i drejtësisë së re, por në këto 3 vite rezultatet janë ende larg pritshmërive.

“Inside Story” në puntatën e kësaj të mërkure ka sjellë një analizë të plotë mbi dosjet e SPAK dhe rezultatet me ata që konsiderohen peshq të mëdhenj.

Sipas të dhënave nga sondazhet, 66% e qytetarëve shqiptarë e kanë humbur besimin te SPAK. Ata prisnin që në bankën e të akuzuarve të shikonin politikanë të rëndësishëm dhe bosë të krimit të organizuar, që përbënin targetin kryesor të këtij institucioni.

Prokuroria e ngritur për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, po shpenzon energji dhe resurse me korrupsionin e policëve të thjeshtë dhe zyrtarëve të niveleve të ulta që shfrytëzojnë postet për 5 mijë dhe 10 mijë lekë të vjetra.

Loja me moskompetencën për dosje të rëndësishme dhe propaganda e statistikave me “peshqit e vegjël”. Pse po mbingarkohet SPAK me dosje të parëndësishme dhe a po dështon institucioni simbol i drejtësisë së reformuar…?