Skandal në Kuvend/ Pasi kaluan lumin e zgjedhjeve lokale, deputetët vulosin benefitet për veten, Burimi: Turp, Manjani: Teatër i shëmtuar

101
Sigal

Pasi kaluan lumin e zgjedhjeve lokale, deputetët vulosin benefitet e pagave,pavarësisht akuzave për abuzim

Drafti i miratuar në Kuvend, “dhuratë” rritje e rrogave që nga prilli, kur Parlamenti nuk u mblodh asnjëherë

Kuvendi ka miratuar  rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, pr/ligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash. Mësohet se 95 deputetë votuan pro këtij projektligji, ndërsa 3 kundër. Po ashtu, 5 deputetë refuzuan që të votonin, ndërsa asnjë prej ligjvënësve nuk abstenoi. Ajo që bie në sy është se një numër rreth 40 deputetësh nuk janë prezent fare në seancën plenare, duke mos u angazhuar në punimet e Kuvendit as për projektligjin që rrit dyfish pagat e deputetëve dhe ministrave të qeverisë.Zërat kundër theksojnë se kjo nismë thellon pabarazinë, pasi punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, trupa policore, infermierët morën një rritje vetëm 7%. Nga ana tjetër funksionarët e lartë publik si deputetët, ministrat, zv. ministrat përfituan një rritje të pagës nga 50 deri në 98%. “Surpriza” qëndron në detajet e draftit të miratuar sot në Kuvend. Në një nen të fundit të projektligjit thuhet se pagat e reja do të jenë në fuqi që prej 1 prillit. Edhe pse që nga mesi i prillit e deri në 14 maj ata nuk kanë qenë në Parlament për asnjë ditë, pasi seancat dhe komisionet nuk janë zhvilluar sepse deputetët ishin të zënë me fushatën elektorale

Mësuesit

Paga e një mësuesi në arsimin fillor në shkollat 9-vejçare, me Master ose ekuivalent është rritur nga 62 000 lekë në 65 400 lekë, vlerë nominale rritje 3400 lekë, ose 5.5%. Në fakt paga reale (pas inflacionit) ka pësuar ulje me minus 1.2%.

Mjekët

Ndërsa një për mjekët ka një rritje të ndryshme në bazë të hierarkisë. Mjekët specialistë kanë përfituar një shtesë në pagë të deklaruar bruto prej 50 000 lekë. Sipas llogaritjes së ODA, një infermier me Master  përfiton rritje vetëm 3400 lekë apo 5.5% që po të llogaritet me inflacionin paga si instrument i fuqisë blerëse shënon ulje me minus 1.2%.

Policët

Paga e një Polici, inspektor, u rrit nga 57 500 lekë në 61 500 lekë, rritje me 7%. Duke marrë nivelin e inflacionit për vitin 2022, rritja reale është vetëm 0.3% pasi inflacioni vjetor prej 6.7% ja ul fuqinë blerëse pagës. Edhe rritja në sektorët e tjerë është po ashtu e ngjashme.

Pensione

Rritja e pensioneve, referuar të dhënave te ISSH ka ecur me ritme të ngadalta gjatë viteve 2014-2021 dhe në raport me shpenzimet është i papërfillshëm.Të tjera të dhëna të analizuara nga ODA, tregojnë se Shqipëria pati rritje reale të pagave prej vetëm 1471 lekësh gjatë vitit 2022, rritja më e ulët vjetore në 22 vitet e fundit. Këto përllogaritje janë bërë studiuar pagën mesatare vjetore nominale, krahasuar me nivelin e inflacionit dhe rritjen e çmimeve.

 

Pagat (Ishte – Behet):
Presidenti 257.000 lekë – 425.000 lekë
Zv.Kryeministri 187.000 lekë – 330.000 lekë
Kryetari I Kuvendit 229.000 lekë – 393.125 lekë
Ministri 175.000 lekë – 318.750 lekë
Deputeti 157.000 lekë – 310.250 lekë