Besnik Mustafaj: Lista e PD ka mungesa të rëndësishme

542
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, u shpreh se lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike ka mungesa të rëndësishme. “Lista është me mungesa të mëdha dhe të papërligjura, unë kam lexuar në media pasi nuk dija asgjë ashtu si të tjerët, këtu kam parasysh shumë emra që do t’i bënin nder dhe do të tërhiqnin elektoratin. Këtu kam parasysh Topallin, Patozin, Bregun, por edhe figura të tjera, apo edhe gjatë kësaj kohe është mungesa e Belind Këlliçit, i cili ka qenë njeriu më i votuar pas Bashës”, tha Mustafaj gjatë emisionit të “Të Paekspozuarit”. “Për Forumin Rinor, Këlliçi nuk ka qenë kandidat zyrtar i Bashës, por në vend të tij ka qenë Salianji, po kështu mungon edhe Alizoti, i cili është marrë me të përndjekurit politikë”, u shpreh Mustafaj.

Në të njëjtën kohë, Mustafaj tha ,se lista nuk ka një zbrazje totale nga historia e partisë, ndërsa brenda saj edhe figura shumë simpatike. Ish-ministri i Jashtëm deklaroi se ai personalisht ishte jashtë interesit për të qenë pjesë e listave të Partisë Demokratike. Sipas Mustafajt, gjatë katër viteve në opozitë, kryeopozitari Basha ka pasur mundësinë e prodhimit të figurave për t’i përgatitur për kandidim. Megjithatë, Mustafaj nënvizon, se nuk e sulmonte Bashën për listën, por kishte mendimin e tij për përbërjen e saj. 
Sigal