Prononcimi për shtyp i Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama

417
• Marrëdhëniet e Kryeministrit me Ministrin e Drejtësisë kanë qenë problematike 
• Pranuam zgjidhjen e kryeministrit për të normalizuar bashkëpunimin 
• Nuk kishte rruge tjetër; o të shkarkohej Ministri, o Kryeministri! 
• Pranuam shkarkimin e Ministrit për të normalizuar bashkëpunimin 
Si ju duket marrja e një posti të tillë dhe çfarë komenti për shkarkimin e z. Manjani?
Nuk kam asnjë koment për të bërë, vetëm më lejoni të shpjegoj, që është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite derisa mbërritëm një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugëkalime. Njëri ishte të shkarkonim Kryeministrin ose të shkarkohej ministri. Pranuam zgjedhjen dhe zgjidhjen e Kryeministrit për të dëshmuar edhe një herë tjetër, që Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të bashkëpunojë me shumë seriozitet dhe në partneritet të plotë për të krijuar klimë bashkëpunimi, bashkëqeverisjeje dhe mirëkuptimi për ecurinë e mëtejshme të reformave të integrimit evropian të vendit. 
A do të ketë largime të tjera z. Rama? LSI-ja do të vazhdojë të kontribuojë me shumë seriozitet dhe me shumë përkushtim për të normalizuar edhe raporte të kësaj natyre dhe për të bërë funksionale gjithnjë e më mirë në të mirë të qytetarëve qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për qeverisje rezultative, për qeverisje demokratike dhe për qeverisje që sjell produkt. Vendin e z. Manjani e ka zënë në z. Vasili, i cili ka qenë po aq kritik ndaj policisë… Nuk ka lidhje fare kritika, sepse kritika është një forcë zhvillimi. E rëndësishme është që qeverisja të shkojë më tej dhe të gjejmë atë çfarë është e përbashkët në funksion të mirëqeverisjes. 
Sigal