Besa Shahini: Ligji detyron shtetin të ftojë të rinjtë në vendimmarrje

384
Sigal

Ministrja e MASR Besa Shahini: Ligji “për Rininë” obligon institucionet qeverisëse të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje

Për herë të parë, ligji “për Rininë” mundëson financimin publik të organizatave rinore dhe për të rinjtë me të vetmin qëllim që të stimulohet aktivizmi rinor, vetë-organizimi dhe angazhimi rinor në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, ligji “për Rininë” obligon institucionet qeverisëse të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje. Të dy këta elementë të domosdoshëm për fuqizimin e të rinjve kanë qenë kërkesë e hershme e OJF-ve rinore. Ky ligj siguron përfaqësim në vendimmarrje dhe financim publik të nismave rinore. Ky është një hap pozitiv për fuqizimin e të rinjve dhe afrimit të tyre një hap më afër bashkëmoshatarëve në BE.