Berisha: Po talleni me Shqipërinë, po përpiqeni të sabotoni reformën, Strasburgu shkelmoi vetingun e Ramës

527
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës
së tij nga foltorja e kuvendit iu përgjigj kryeministrit lidhur me deklaratat e
këtij të fundit për qëndrimin e PD ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu.

Sipas Berishës, kryeministri po merr përsipër të bëjë zëdhënësin
e një ambasadori, njësoj si shoku Xhemal.

“Një kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënës i një
ambasadori do t’i them sot së bashku me ju qytetarë shoku Xhemal, njësoj si
personazhi të skeçin e njohur. Këtë zotëri duhet ta quajmë sot kështu, shoku
Xhemal, as kazan, as legen”, tha Berisha.

Duke deklaruar se kryeministri në çdo fjalë që thotë ka nga
një gënjeshtër, Berisha akuzoi mazhorancën se po përpiqet të sabotojë reformën
në drejtësi. Sipas Berishës, Strasburgu iu përgjigj vettingut  të Ramës duke
e shkelmuar atë përmes hedhjes poshtë të kandidatëve të propozuar nga
kryeministri.

“Po talleni me Shqipërinë, po përpiqeni të sabotoni reformën.
Strasburgu shkelmoi vetingun e Ramës.

Ky është vettingu i tyre, të shohin reagimin e opozitës ndaj
ligjit të vettingut, është vetëm nepotizëm, drogë lidhje me krimin. Ky është
vetingu i Edi Ramës. Reforma do bëhet, asgjë nuk do ta pengojë të bëhet një e
mirë e madhe për të gjithë shqiptarët. Sot e pengojnë sarajet e Burrelit, e ka
blerë me 1 dollarë metri katrorë”, tha Berisha.