Berisha: Opozita refuzoi njeriun me dy fjalime në xhep

128
Ish-kryeministri Berisha ka sqaruar qëndrimin e mbajtur nga kryetari i PD në takimin me kryeministrin Rama për Reformën në Drejtësi. “Për çdo shqiptar që i thotë dritës së diellit dritë, të vërtetës të vërtetë, opozita shqiptare mbrëmë e votoi reformën. Opozita e refuzoi në mënyrë kategorike njeriun që shkoi me një apo dy fjalime në xhep. Opozita votoi variantin që ia kanë kërkuar, sugjeruar dhe premtuar ndërkombëtarët, të cilin ndërkombëtarëve ua ka sugjeruar Edi Rama”, ka deklaruar Berisha. Sipas tij, kjo është e vërteta absolute, ndërsa “të gjitha te tjerat janë trillime e mashtrime të paskrupullta”. 
“Më duhet të them se është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar i thotë qeverisë së tij të kundërtën e asaj që ka thënë vetë. Por kjo botë është transparente”, ka nënvizur Berisha.