Berisha: Jugu përmbytet, Rama krifet!

439
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas përmbytjeve që e ka kapluar Jugun e Shqipërisë në qytetet si Vlora, Fieri, Lushnje, Skrapar, Gramsh. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se është paralajmëruar nga stacionet meterologjike që do të këtë reshje intensive dhe përmbytëse nëJugun e Shipërisë. Sipas Berishës qeveria e Edi Ramës nuk ka marr asnjë masë, gjithashtu ai I ka shprehur ngushëllime familjës së viktimës dhe solidaritetin me banorët e zonave të permbytura. “Permbytje e paralajmeruar e Jugut te vendit! Prej 18 oresh hidrovoret pa energji! Nje qytetare humbet jeten dhe deme te medha ne Vlore, Fier, Lushnje, Skrapar, Gramsh!
‘Te dashur miq, Jugu i Shqiperise pesoi nje permbytje te rende ne 24 oret e fundit. Stacionet meterologjike kishin paralajmeruar gjate javes qe kaloi per rreshjet intensive dhe permbytese qe do vershonin kryesisht ne Jugun e vendit. Por qeveria jo vetem qe nuk mori asnje mase por mediat njoftuan se prej 18 oresh hidrovoret e zonave te permbytura nuk funksionojne per shkak te nderprerjes se energjise, duke shkaktuar keshtu nje permbytje nga vet dora e qeverise se papergjegjshme. Per shkak te rreshjeve intensive dhe mos funksionumin e hidrovoreve ne Vlore, Fier, Lushnje, Skrapar, Gramesh dolen lumenjete, perrenjete, humbi jeten nje qytetare ne Radhime, dhe u mbyten qindra e qindra banesa, biznese, bageti si dhe prodhime te shumta bujqesore. Duke shprehur ngushellimet e mia familjes se viktimes dhe solidaritetin tim me banoret e zonave te permbytura, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem te qeverise, rolin e saj dhe te OSSHE ne keto permbytje. Kerkoj shpalljen e gjendjes se emergjences ne zonat e permbytura si dhe zhdemtimin gjer ne nje te gjitha demeve ne zonat ku hidrovoret nuk funksionuan per shkak te mos furnizimit me energji. I bej thirrje Prokurorise te vendosi para ligjit te gjithe ata qe lane pa energji per 18 hidrovoret ne Jugun e vendit dhe shkaktuan permbytjen me pasoja te renda ne pese rrethe te permbytura!”, shkruan Berisha në Facebook
Sigal