Rotacionet për demokracinë janë  si qarkullimi i gjakut për njeriun

48

Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë nj ë interviste ka folur për raportet e SHBA-së me Shqipërinë si dhe zgjedhjet e ardhshme të cilat duhet të jenë të lira dhe të përfasojnë vullnetin e qytetarve. Ccdo rotacioni i pushtetit me vot ën e njerëzve  ësht ë në të mirë të demokracisë. VOA: Shqip ëria t ë miratoj ë menjiher ë dhe pa ndryshime marveshjen p ër Reform ën Zgjedhore. 85 deputet ë pro marveshjes s ë K ëshillit Politik.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme, ka folur dhe për rotacionin e pushtetit. Sipas saj, kjo gjë është e mirë për vendin. Ambasadorja Kim me këtë deklaratë,  ndoshta në mënyrë diplomatike aludon që edhe në Shqipëri, duhet të bëhet rotacioni politik, nëpërmjet zgjedhjeve të lira, duke patur parasysh situatën politike të acaruar dhe të tensionuar. Ambasadorja Kim: Është kënaqësi të jem këtu. Mendoj për cilindo Ambasador të SHBA-së, Shqipëria është detyra e ëndrrave, sepse rrethohesh nga njerëz që së pari, e duan Amerikën. Së dyti, është një vend ku kemi një marrëdhënie shumë të veçantë. Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar ndokund tjetër dhe vendi po kalon disa ndryshime mjaft të rëndësishme.

Ndryshime?

– Ambasadorja Kim: Ndryshime, po, dhe mendoj se mund të bëjmë dallimin, mund të bëjmë një dallim pozitiv.

–  A është rotacioni ndryshim apo është ndryshimi rotacion?

– Ambasadorja Kim: Varet nga ju që ta vendosni.

– Si e shihni ju?

– Ambasadorja Kim: Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit.

– Pse thoni shpresoj? Keni ende dyshime?

– Ambasadorja Kim: Jo, jo, jo, nuk kam dyshime…

– …për zgjedhjet e kam …

– Ambasadorja Kim: …sigurisht që do të ndodhin.