Ja çfarë muzikë dëgjon Michelle Obama

511
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka zbuluar shijet e saj muzikore që përfshijnë Beyonce-n dhe këngëtaren e ndjerë të jazz-it, Billie Holiday. Ajo ka publikuar listën në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, në kuadër të një fushate të OKB-së për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme, duke përmirësuar arsimin dhe shëndetin për gratë. Lista është publikuar në platformën muzikore Sptify. Lista e Michelle Obamës nuk është e habitshme pasi Beyonce dhe burri i saj, Jay Z, kanë qenë mbështetës politikë të çiftit Obama.
Sigal