Berisha: Fondin e rrugës Tiranë-Elbasan e rriti 47 mln euro Rama e Ahmetaj, sekseri ka qenë Taulant Balla…

31
Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka kapur Prokurorinë me zgjedhjen në postin e kryeprokurores të Arta Markut.
Berisha renditi disa nga zhvillimet që ndodhën pas zgjedhjes së Markut. Sipas ish-Kryeministrit, Rama sot është kthyer në kryeprokuror të vendit.
“Emërimin e Arta Markut si kryeprokurore opozita nuk e ka pranuar, sepse ky është akti i kurorëzimit të Edi Ramës si kryeprokuror i vendit. Me ligjin që ka bërë gati që duhet të sillen prova në parlament për të hequr imunitetin Edi Rama bëhet kryegjykatës përfundimisht dhe do shkojë para drejtësisë vetëm personi që do Edi Rama. Unë kam parë që Edi Rama i dha pasaportën Saimir Tahirit, e liroi Orest Sotën, Edi Rama ka një seri veprimesh.
Po ju jap vetëm një proces: atë kundër Dashamir Xhikës, i cili ka qenë drejtor i përgjithshëm i rrugëve. Asnjë lloj objeksioni pse hetohet, pse mbahet, etj. Por kam një gjë ama edhe për të gjitha mediat që janë marrë me këtë problem, nëse shohin kronikat e tyre ato do të gjejnë se dy muajt e fundit para zgjedhjeve parlamenti shqiptar në mënyrën më të turpshme votoi me Edi Ramën për të rritur me 47 milion dollarë faturën e rrugës Ibë-Elbasan, 11 kilometra, dhe për të modifikuar kontratën. Ky veprim nuk mund të bëhet kurrë nga asnjë ministër tjetër përveç Ministrit të Financave dhe Kryeministrit. Le të hidhen përpjetë Ministri i Transportit, Ministri i Brendshëm apo Ministri i Jashtëm dhe nuk veprim të tillë nuk e bëjnë dot. Financat i kontrollojnë vetëm dy persona, Ministri i Financave dhe Kryeministri që jep urdhër.
Askush nuk merret me këtë punë. Të rrisësh me 47 milionë në Parlament dhe të thuash se po hetoj rrugën, nuk ka gjë më qesharake. Haxhinasto te dera e prokurorisë tha se i ka çuar të gjitha inspektimet në Kryeministri dhe nëse më luftojnë politikisht, do të luftoj fort politikisht. 47 milionë dollarë janë të gjithë firmat e Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës dhe janë një seri të dhënash që sekser kryesor nuk mund të ishte kurrë Dashamir Xhika. Sekser kryesor ishte Taulant Balla me lidhjet e tij te Hotel Ballkani, me drejtorët e me radhë. Sepse nuk mundet të më shtynte mua kush në botë të firmosja për 47 milionë dollarë. A ka hetim? Po, por duhet hetuar kush i firmosi 47 milionë dollarët. Kush është ai që pas 4 vitesh punimesh ka shpallur tender për së dyti në mënyrë të paimagjinueshme by-pass-in e Fierit dhe by-pass-in e Vlorës. Pse nuk i thotë kush Xhikës një fjalë këto? Sepse i gjithë procesi është drejtuar nga Vali Bizhga me dokumente nga kompani të cilat punuan. Çfarë ndodhi aty? Kompanitë shqiptare punuan, ndërsa lekët i merrte “Serenissima” e i ndante me Edi Ramën e shokë dhe nuk u jepte një qindarkë. Janë 22 milionë euro punime për të cilën 120 punonjës nuk kanë marrë asgjë përveç thërrimeve që u kanë dhënë firmat. Duhen hetime të vërtetë, por a e dini ju që po tenderohet për së dyti by-pass-i i Fierit që nuk ka ndodhur kurrë. Po tenderohet për së dyti by-pass-i i Vlorës që nuk ka ndodhur kurrë”.