Xhelal Mziu takim me banorët në Peshkopi: Qeveria Basha do të jetë garante për mbështetjen e qytetarëve, për hapjen e më shumë se 110 mijë vende pune

205
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka zhvilluar takime me banorët e lagjes Lushe-Çipure në qytetin e Peshkopisë, nga ku tha se lagjet e këtij qyteti janë të lëna në harresë dhe pa anjë investim.

“Papunësia është rritur ndjeshëm , madje konsiderohet si shkaku kryesor që ka çuar varfërinë në nivelet më të larta që mbahen mend. Qeveria apo Bashkia nuk kanë menduar të nxisin biznese fasone apo qepje këpucësh për të punësuar gratë, që janë mbi 85% të pa puna.”,- shprehet Xhelal Mziu me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale ku ka treguar dhe detaje nga takimi.

Postimi i plotë i Xhelal Mziut:

Takim me banorët e lagjes Lushe-Çipure, të qytetit të Peshkopisë.
Lagjet e qytetit janë të lëna në harresë,asnjë investim.
Pa infrastrukturë, pa rrugë, me vetëm 1 orë ujë në 24 orë.
Papunësia është rritur ndjeshëm , madje konsiderohet si shkaku kryesor që ka çuar varfërinë në nivelet më të larta që mbahen mend.
Qeveria apo Bashkia nuk kanë menduar të nxisin biznese fasone apo qepje këpucësh për të punësuar gratë, që janë mbi 85% të pa puna.
Prej 30 vitesh ende nuk është zgjidhur problemi i pronave.
25 prilli nuk duhet humbur, 25 prilli #REFERENDUM popullor!
Qeveria Basha do të jetë garante për mbështetjen e qytetarëve, për hapjen e më shumë se 110 mijë vende pune.
Do të marrë zgjidhje çështja e pronave.
Do të rriten pagat, ndihma ekonomike dhe pensionet.
Do të paguhen librat për nxënësit deri më klasën e 9-të, do të mbështeten studentët, do të rihapet Universiteti i Dibrës.
#Shqipëria_Fiton
#VOTO_PD_AN_9