Berisha: Duhet rritur cilësia e arsimit, ky ligj i mbyll dyert e të varfërve

440
Ish-kryeministri Berisha tha se arsimi ka nevojë për ndryshime dhe se cilësia duhet rritur, por nuk mund të bëhen me këtë ligj, që sipas tij i mbyll dyert e universiteteve të varfërve.
Sali Berisha: Unë e konsideroj këtë seancë dhe këtë ligj të një rëndësie kapitale për vendin. Jam marrë me këtë ligj personalisht dy vite me radhë me dëshirën më të madhe që ta adaptojmë këtë sistem. Ky është sistemi që ka universitetet më të mira në Europë, ky është sistemi i Britanisë së Madhe. Kam pasur një këshilltar zotin Hatinson. Pse unë arrita në përfundimin se ky ligj do ishte një aventurë për shqipërinë. Gjeta një mur të pakapërcyeshëm, sepse nëse procedohej në këtë formë do të bënim një gabim të tmerrshëm të krahasonim të pakrahësueshmen.
Kjo reformë mbyll dyert e universiteteve për të varfërit e vendit. Isha kundër sepse që në vitet 80 filluan të hapen dyert. Isha kundër që të mbyllim dyert për të varfërit. Nuk jam kundër kontrolleve. Imagjinoni sesa dënojmë duke jua shkatërruar ëndrrën universitare. Cilësia nuk duhet rritur në bazë të xhepit. 
Dobësitë janë të lidhur dhe me ne. Numri i pedagogëve është më i ulet se në vendet e OECD. Ne kemi 30 studentë për 1 pedagogë, por atëhëere ajde të shtojmë pedagogët. Arsimi ka nevojë për ndryshime. Vendoët mesataren, vendosët rryshfetin, rikthyet panairet që nuk duhej kthyer kurrë. I përdorte tezat për të blerë votat. Kurrë ndodnjëherë ndaj arsimit shqiptar nuk është bërë një badërdi e tillë.
Sigal