Berisha: Aeroporti i Kukësit po përdoret për trafik droge

630
Ish-kryeministri Berisha ka bërë një tjetër akuzë të rëndë. Duke iu referuar mesazhit të një qytetari ai thotë se Aeroporti i Kukësit po përdoret për trafik droge. Sipas Berishës, nga pista e aeroportit të Kukësit ngrihen avionë që transportojnë drogë drejt Kosovës e Serbisë dhe ky trafik bëhet nga drejtorë të qeverisë.

Ky është postimi i plotë i Sali Berishës në Fb:
Në Kukës bollanat e drogës shkojnë e vijnë. Në komisariat bandat e drogës rrahin qytetarët! Qytetari dixhital denoncon përdorimin intensiv të aeroportit të Kukësit për transportin e drogës në Kosovë dhe Serbi nga drejtorë të qeverisë. Një nga pilotët që transporton “mallin”, e ka si personal aeroportin pasi e ruan atë shumë mirë me firmën e tij “Shtiqni security”. Për pak sa nuk kemi pasur këto ditë një ngjarje si ajo e komisariatit të Laçit edhe në komisariatin e Kukësit. Sipas qytetarit dixhital, grupi i zyrtarëve të drogës i drejtor Astrit Cengës, pasi ka rrahur qytetarët në qytet, i rreh ata edhe brenda në komisariatin e drogës, ku “çunat e krimit” i kishin futur për t’i “mbrojtur”, dmth për t’i shtruar në dajak. 

Këtu më poshtë keni denoncimin e guximshëm të qytetarit dixhital. 

“Përshëndetje zoti Berisha! Uroj të jeni mirë. Jam një qytetar nga Kukësi doja t’iu vë në dijeni për të rejat që po ndodhin në Kukës me ardhjen në pushtet të Ramës dhe çunave të Saimirit se edhe Kukësi është bërë me mushkonja Divjake. Avionët e vegjël personal të çunave të Saimirit dhe kriminelët e tij po përdorin aeroportin e Kukësit për transport të hashashit dhe lëndëve të tjera narkotike. Kjo histori ka filluar vitin e kaluar dhe është në kulmin e zhvillimit të sajë saqë çdo javë vjen nga një ngarkesë, e cila shpërndahet për në Kosovë dhe Serbi me dijeninë e drejtuesve të policisë se Kukësit. Piloti e avionit është Astrit Cengu, Drejtor i Sigurimeve Shoqërore të Kukësit,krahu i djathtë i deputetit Mucmata dhe njëkohësisht i forti i Kukësit me një begraund kriminal që edhe Eskobari vetë do e kishte zili. Vitin e kaluar Astrit Cengu mori me forcë rojet private të aeroportit me firmën e tij “Shtiqni security” duke iu bërë presion dhe grisur dokumentet kunkurentëve të tjerë me arsyen për të qenë i lirë në punët e tij me avionë e hashash. Edhe grindjet ndërmjet drejtorit të policisë Alban Qela dhe shefit të komisariatit ishin për këtë arsye edhe pse nuk u bënë asnjëherë publike arsyet. Arsyeje që po ju shkruaj është se nuk po ndihemi më të sigurtë as në shtëpitë tona pasi krimet e tyre nuk dinë të ndalen. Para tre ditësh ka pasur një konflikt të ngjashëm me atë të Armando Prengës në komisariatin e Kukësit, por ndërmjet Astrit Cengut dhe grupit të tije kriminal me qytetatët e thjeshtë, kryesisht Mentor Sopi dhe Nikolin Gjaci, të cilët në harkun kohor të një dite këta shtetas janë dhunuar tre herë në publik. Policia e çunave të Saimirit i ka thirrur palët për sqarim në komisariat dhe ato janë dhunuar fizikisht nga Astrit Cengu brenda ambienteve të komisariatit të gjitha të filmuara nga kamerat e sigurisë nëse nuk janë fahire deri tani. Përleshja ka degjeneruar edhe në përdorimin e zjarrit, por këtë radhë nuk janë lejuar që të përdoren, vetëm janë qëlluar në ajër dhe për fatin e mirë nuk pati viktima. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga policia e Kukësit pasi kanë frikë nga pushteti i sotëm dhe nuk duan probleme për fëmijët e tyre. Për këtë rast nuk ka pasur as denoncim nga të dhunuarit pasi është e kot të lodhesh dhe të harxhosh kohë kot. Duke pasur besim personal në figurën tuaj siç edhe keni dëshmuar kërkojmë që të paktën të bëhet publike dhe të izolohen rastet për herë tjetër dhe të shohin njerëzit se nga kush po drejtohen dhe qeveriset Kukësi dhe Shqipëria mbarë.” –
Sigal