“Bëje vetë kontrollin e ushqimeve”/ Panariti publikon videon: Si të dalloni nëse frutat dhe perimet kanë shumë pesticide

872
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehet se nuk ka rrugë tjetër vetëm “ta kthejmë përmbys sigurinë ushqimore nga lart poshtë, ne poshtë lart”.

“Thëne ndryshe, bëje edhe vetë kontrollin e ushqimit dhe mos prit vetëm shtetin! Detyra jonë është të informojmë dhe trajnojmë qytetarin për mënyra të thjeshta të vlerësimit të ushqimit në pjatë, para se ta kaloje atë në stomak”, sqaron Panariti për mes një statusi në Facebook.

Ish-ministri publikon një video ku tregohet se si analizohet përmbajtja e pesticideve në perime dhe fruta.

Më herët, ish-ministri ka treguar se si mund të realizojmë një provë në kushte shtëpie, për të kuptuar nëse shqarqiri ka nitrate më shumë se ç‘duhet.

Reagimi i Panaritit

“Zbulo dhe denonco”, do jetë strategjia e re e sigurisë së ushqimit e cila  vë në qendër qytetarin dhe jo autoritetet.

Prandaj ta kthejmë përmbys sigurinë ushqimore nga lart poshtë, në poshtë lart. Nuk ka rrugë tjetër!.. Thënë ndryshe, bëje edhe vetë kontrollin e ushqimit dhe mos prit vetëm shtetin! Detyra jonë është të informojmë dhe trajnojmë qytetarin për mënyra të thjeshta të vleresimit të ushqimit në pjate, para se ta kalojë atë në stomak. Sigurisht në kushte shtëpie, jashtë laboratorit.. shpejt dhe lirë!..

Por që të funksionojë duhet të jetë e thjeshtë dhe e lirë !.. Kështu ndodh edhe në Amerikë! Nuk e besoni!!! Ju ftoj të ndiqni në videon bashkëngjitur, ku tregohet se si për 10 minuta një familje amerikane, analizon pesticidet në perime dhe fruta para konsumit. Ju kujtoj se Amerika ka rrjetin laboratorik më modern dhe të kapilarizuar të sigurisë së ushqimit, por megjithatë në qendër ka qytetarin dhe familjen. Shikim të këndshëm!