BE dhe zyrtarët në Tiranë fshehin miliardat e shpenzuara në Shqipëri

1442
Sigal

Skandali/ Monitorimi i projekteve të huaja. AAPAA- agjencia e akredituar nga BE ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesave për informacion të KLSH, duke duke mbajtur “top-secret” raportet dhe  veprimtarinë e saj në lidhje me shpenzimet e miliardave të taksapaguesve europian. Sa para kanë hyrë në Shqipëri, kompanitë dhe oligarkët që i kanë përfituar? Standardet e INTOSAI, mungesa e transparencës dhe pse SPAK duhet të hetoj denoncimin e KLSH për 2 drejtorët  shqiptar në vartësi të Kryeministrisë. Ja raporti i plotë

Monitorimi i projekteve të huaja,  Shqipërisë i janë shkaktuar miliarda lekë dëme nga abuzimet

Ndërkohë që Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës Akredituar nga Bashkimi Evropian (më tej AAPAA) ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesave për informacion të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke mos vënë në dispozicion as raportet e auditimit apo të veprimtarisë së saj. Në këtë mënyrë, Agjencia ka shkelur jo vetëm ligjin e KLSH dhe ligjin e vet organik, por edhe standardet INTOSAI, mbi të cilat mbështetet, si dhe mbi të gjitha parimin e transparencës me publikun

Nisur nga eksperienca e menaxhimit te fondeve IPA I dhe problematikat e shfaqura gjatë zbatimit të projekteve, fokusi i këtij auditimi u drejtua në sistemin e menaxhimit indirekt të fondeve gjatë asistencës IPA II. Grupi i auditimit u përpoq t’i jepte përgjigje pyetjes kryesore: “A ka qenë efecient procesi i monitorimit të fondeve IPA për periudhën 2015-2018?” Në përfundim u arrit në këtë mesazh auditimi: Projektet IPA janë konceptuar si një instrument orientues e lehtësues drejt anëtarësimit në BE të një vendi me perspektivë europiane. Ndonëse në Shqipëri projekte të tilla po aplikohen prej më se 10 vjetësh dhe në shuma të konsiderueshme financiare, progresi real i vendit tonë drejt anëtarësimit në BE vijon të jetë i vakët. Pala shqiptare në përgjithësi dhe MEPJ e MFE në veçanti, kanë dëshmuar:

  1. a) pasivitet në aplikimin për projekte të tilla, duke treguar se qasja jonë evropiane vijon të mbështetet më shumë në slogane sesa në punë;
  2. b) menaxhim të dobët në nivel strategjik, taktik e operacional të projekteve të ndërmarra, ku mungojnë struktura që duhet të ishin ngritur me kohë, njësi të dedikuara IPA në përputhje me prioritetin politik e social, monitorim eficient në dimensionin financiar dhe atë performant, duke treguar rrjedhimisht për një proces më së shumti fiktiv të rritjes së kapaciteteve administrative dhe integrimi evropian;
  3. c) proces i mangët feedback-u në nxjerrjen e mësimeve nga gabimet e kaluara, korrigjimin e tyre në kohë dhe parandalimin e rindodhjes së tyre në ardhmen, duke treguar mungesë përgjegjësie dhe shkaktuar dëme financiare.

Në linjë me Marrëveshjen Kuadër dhe investimin e fuqishëm financiar të BE-së për integrimin evropian të Shqipërisë, projektet IPA mund dhe do ta japin efektin e tyre të plotë vetëm pasi të ngrihen të gjitha strukturat e nevojshme, të dedikohen ato në përputhje me rëndësinë strategjike që kanë dhe të monitorohen e auditohen me përgjegjshmëri, koordinim dhe qasje proaktive.

  • Vonesat e shkaktuara gjatë tenderimit dhe implementimit të projektit “Mbështetje për përmirësimin e Sistemit të Statistikave” kanë penguar realizimin e produkteve të tij brenda afateve të përcaktuara në Termat e Referencës, duke cenuar eficiencën e procesit.
  • Gjithashtu, trajnimet jo adekuate, lëvizja e shumtë e stafit dhe mungesa e burimeve njerëzore të dedikuara për projektet IPA bëjnë që realizimi i objektivave të projekteve të mos bëhet brenda afateve të përcaktuara dhe/ose të mos bëhet me një cilësi të kënaqshme.
  • Trajnimi i plotë dhe i përshtatshëm i personave përgjegjës për të gjithë ecurinë e projektit, e veçanërisht procesit të prokurimit, është i një rëndësie thelbësore për realizimin me sukses të projektit të Censusit 2020, të cilin INSTAT do ta implementojë në vazhdim.
  • Për më tepër, mungesa e Indikatorëve Kyç të Performancës (KPI) përpara 2019 kanë cenuar efektivitetin e procesit të vlerësimit të performancës së strukturave të menaxhimit indirekt të fondeve IPA. Ndërkohë që Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës Akredituar nga Bashkimi Evropian (më tej AAPAA) ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesave për informacion të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke mos vënë në dispozicion as raportet e auditimit apo të veprimtarisë së saj.

Në këtë mënyrë, Agjencia ka shkelur jo vetëm ligjin e KLSH dhe ligjin e vet organik, por edhe standardet INTOSAI, mbi të cilat mbështetet, si dhe mbi të gjitha parimin e transparencës me publikun. SMEI IV ishte një nga projektet e para që iu besuan palës shqiptare për t’u menaxhuar në mënyrë indirekte (të decentralizuar). Pra procesi i tenderimit, kontraktimit, menaxhimi financiar dhe administrativ i projektit, kryen nga vendi përfitues (në këtë rast nga strukturat e vendit tonë) dhe përgjegjësinë për to e mban ky i fundit. Implemetimi i suksesshëm i SMEI IV ishte i rëndësishëm jo vetëm për rezultatet që do sillte për të arritur progres në procesin e Integrimit Evropian. Kontrata SMEI IV është një kontratë e ndërprerë si rezultat i parregullsive të konstatuara në procesin e prokurimit nga Delegacioni i BE, gjatë një kontrolli ex-post të kryer. Mungesa e produkteve dhe rezultateve të prodhuara prej tij ndikon drejtpërdrejt performancën e projektit (kur mungojnë produktet finale të tij, mbetet pak për të konkluduar mbi performancën), si dhe efektivitetin, eficencen dhe ekonomicitetin e fondeve IPA akorduar për të. Për më tepër, pasojat negative ndihen edhe në procese të tjera të cila ngrihen mbi outputet që pritej të prodhonte SMEI IV, duke shkaktuar kështu një zinxhir pasojash negative në aparatin institucional shtetëror të vendit tonë. Me ndërprerjen e kontratës, Projekti SMEI nuk ka arritur të prodhojë rezultatet e parashikuara për ASPA-n. Kjo ka ndikuar performancën e procesit të trajnimit të stafit të administratës publike, duke dhënë pasoja në eficencën e aktiviteteve të përditshme që ata kryejnë për të adresuar nevojat e për të ofruar shërbime publike cilësore për qytetarët shqiptarë. Kjo kontratë u pezullua e me pas u ndërpre, pas kontrollit ex-post të kryer nga Delegacioni i BE-së. Delegacioni refuzoi procedurën e prokurimit të kryer në CFCU për shkak të parregullsive të konstatuara, si dhe kërkoi shpjegime tek Autoriteti Kontraktor (CFCU) mbi skualifikimin nga tenderi të tre firmave. Pas shqyrtimit të argumenteve të përcjella nga Autoriteti Kontraktor, Delegacioni i BE-së refuzoi përfundimisht arsyet e KVO-s për skualifikimin e 3 kandidatëve në fjalë.

Në qëndrimin e tij përfundimtar Delegacioni i BE-së i konsideroi vendimet e KVO-s për skualifikimin e firmave në fjalë,

  1. të pa justifikuara dhe në shkelje të parimeve të konkurrencës së drejtë dhe të hapur, dhe trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit.
  2. I konsideroi gjithashtu arbitrare dhe të padrejta.
  • Delegacioni nuk pranoi asnjë prej arsyeve të dhëna për skualifikimin e 3 kandidatëve dhe e vlerësoi kontratën SMEI si jo të përshtatshme për t’u financuar me fonde IPA.
  1. Në rastet kur kontrata është akorduar jo në linjë me procedurat e kërkuara të prokurimit publik dhe impakti financiar është i njohur, kërkohet rimbursim 100% i vlerës së disbursuar nga BE për këtë kontratë.
  2. Edhe pas përpjekjeve të CFCU-së për të ulur normën e cila duhet t’i kthehet BE-së nga fondet e akorduara për kontratën SMEI deri në momentin e pezullimit të saj, qëndrimi aktual i BE-së është se në fund të Programit IPA II për Shqipërinë 2014-2020, kur do të rakordohen llogaritë me shtetin Shqiptar, do të kërkohet rimbursim 100% i vlerës së alokuar nga fondet IPA për këtë kontratë.
  3. Konkludohet se parregullsitë e lidhura me procesin e vlerësimit të ofertave në CFCU i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një faturë për t’u paguar me vlerën rreth 1.000.000 euro, të shtyrë në kohë.

Për këtë auditim, grupi i auditimit ka propozuar ndër të tjera shkarkimin e 2 zyrtarëve të lartë dhe depozitimin prani prokurorisë së dosjes me shkeljet

  • Këshilli i Ministrave të iniciojë procedurën për shkarkimin e Zyrtarit Kombëtar Autorizues (ZKA), të emëruar me VKM nr. 541, datë 18.06.2015, për mos nisjen e procesit të inspektimit financiar publik, sipas përcaktimeve të neneve 11/1 dhe 11/4 të Ligjit 112/2015 “Për Inspektimin Financiar Publik”, në lidhje me parregullsitë e konstatuara nga Bashkimi Evropian në projektin SMEI (të cilat mund të shkaktojnë një dëm ekonomik me vlerë 1 milion Euro në buxhetin e shtetit).
  • Duke qenë se Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës së BE-së ka refuzuar në mënyrë të përsëritur bashkëpunimin me KLSH-në, duke mos pranuar t’i përgjigjet kërkesave për informacion, në kundërshtim të plotë me nenin 26 të Ligjit 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, me nenin 9, pika 8 të ligjit nr. 90/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”, si dhe me parimin e transparencës së institucioneve publike, i kemi rekomanduar Kryeministrit shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme të këtij institucioni për shkelje të nenit 57 pika 2 e Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.
  • Gjithashtu, Departamenti Juridik në KLSH po vijon shqyrtimin e përcjelljes në organet përkatëse kompetente për ndjekjen e mëtejshme ligjore të këtij refuzimi.