Batutat/ Rama: Sali, po të filmojnë Berisha i nxjerr ‘memen’ në Ipad

548
Nuk kanë munguar as batutat mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, seancën e sotme të Kuvendit. Gjatë kohës që kreu i qeverisë po fliste për ligjin e Arsimit të Lartë, Berisha po mbante në dorë iPad-in e tij.
Në këtë moment, Rama i kërkon të ketë kujdes se rrezikon ta filmojnë edhe atë (duke thumbuar pas zbulimit të disa SMS-ve të pretenduara mes deputetëve Ervin Salianji dhe Grida Duma).
Pas ngacmimit të Ramës, Berisha i nxjerr një foto në iPad dhe ua drejton mediave ku dukej një foto e kryeministrit, zv/kryeministres Senida Mesi dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e cila është kthyer në meme nga rrjetet sociale.

Batutat e Ramës me Berishën 

Rama: Kujdes Sali me atë, se po të filmojnë edhe ty e po të nxjerrin ndonjë gjë…

Berisha: Ja, këtë do shohin.
(Berisha ngre tabletin dhe ua drejton deputetëve, nxjerr një foto të Ramës) 

Rama: Po të del ndonjë gjë edhe ty…e s’di dihet. Kujdes, Sali!
(Salla e Kuvendit përfshihet nga të qeshurat)


Sigal