Vasili akuza Ramës: Barna onkologjike nuk ka, bën teatër me jetën e njerëzve

602
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në lidhje me barnat onkologjike.
Në një status në Facebook, Vasili shkruan se “Kryeministri qe shperdoron mizorisht dhimbjen dhe luften per jeten, beri nje teater te pacipe me hallin e madh te zonjes se nderuar nga Rresheni, qe i kerkoi barnat onkologjike, qe nuk ja jepte prej kohesh spitali”.
Sipas Vasilit, realiteti është që barna nuk ka, ndaj ai bën thirrje që të mos i besohet këtij kryeministri.
Statusi i plotë
Kryeministri genjeu,barna onkologjike nuk ka,mos e besoni kurre atë.
Kryeministri qe shperdoron mizorisht dhimbjen dhe luften per jeten, beri nje teater te pacipe me hallin e madh te zonjes se nderuar nga Rresheni, qe i kerkoi barnat onkologjike, qe nuk ja jepte prej kohesh spitali.
Ky kryeministri, qe turpin nuk e njeh u ngrehos e vajti ne spital me zonjen nga Rresheni, qe gjoja t’ja jepte vete barnat e tha pa ju dridhur qerpiku se per pak dite te gjithe barnat onkologjike do tua siguronte ai te semureve,ai genjeshtari noterik me i madh i ketij vendi.
Te nderuar miq realitetin e vertete e keni me poshte.
Shikojeni me syte tuaj dhe me zemer ne dore, jo vetem per te perjetuar dramen e njerezve te zakonshem, por edhe per te pare se sa e zeze dhe e pafytyre eshte vetedija e ketij kryeministri, qe nuk kursen as jeten.
Barna NUK KA ky eshte realiteti.
Ndaj miqesisht ju them mos e besoni kurre kryeministrin sepse ai eshte genjeshtra vete,jeta e tij eshte genjeshter,teatri i tij eshte genjeshter,fjala e veprimi i tij jane genjeshter dhe ai gjallon ne genjeshter.
Sigal