Bashkia Lezhë, garë e fortë mes Vitor Tushajt dhe Fran Frrokajt

501
Gara në Bashkinë e Lezhës duket se do të vazhdojë të jetë e hapur deri në kutitë e fundit.
Kur janë numëruar 68 kuti votimit, kandidati i “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Fran Frrokaj kryeson me 51.5% të votave.
Ndërsa kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, Viktor Tushaj ka 48.6% të votave.
Tushaj, i cili kandidon për një mandat të tretë ka një diferencën në numër votash rreth 600 më pak se kandidati i PD-së, Frrokaj.
Ndërkohë, sot deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë të ditur se LSI do të kallëzojë penalisht shtatë komisionerët e një qendre votimi.
Kjo pasi në kutinë e votimit janë gjetur 40 vota më shumë se sa numri i pjesëmarrësve në votim.
Sigal