Basha: Vëmë qeverinë para drejtësisë për bllokimin e “Tiranës”

544
Sigal

TIRANE – Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha deklaroi sot se qeveria do të përballet me drejtësinë, sa i përket akuzave të tij se po bllokon projektet publike për Tiranën. Kryebashkiaku tha se Rama mund t’i shmanget debatit publik për Tiranën, por jo përgjegjësisë. “Mijëra vende pune mbeten të bllokuara për shkak të bllokimit të projekteve nga kryeministri Rama dhe për turpin e tij ish-kryebashkiak i këtij qyteti. Rama po mundohet t’i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit të veprave publike. Është një akt i pashoqë dhe armiqësor jo ndaj Bashës dhe Partisë Demokratike, por ndaj gjithë qytetarëve të Tiranës. Në i përgjigjemi kësaj bllokade të paligjshme me të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale, se për fat të keq duhet të shkojmë në gjykatë për diçka që ligji e jep. Rama po vendos interesat politike mbi ato të qytetarëve. Debatit po i ikën dhe s’ka sesi, se s’mund të ballafaqohet me të vërtetën, por përgjegjësisë nuk do i ikën dot”, u shpreh kreu i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike. Këtë deklarata Basha e dha ndërsa inauguroi rikonstruksion e kopshtit numër 1 në Tiranë. As muret e Koloseut nuk ishin aq të amortizuar sa muret e kësaj çerdheje. Vogëlushët që do e frekuentojnë do kenë kushtet më optimale të mundshme standardin më evropian të mundshëm që e meritojnë”, tha Basha.