Basha takon fermerët e Divjakës thirrje për protestë kundër varfërisë

481
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar turin e tij ku është takuar me banorë të komunave të Lushnjës dhe Bashkisë së Divjakës.

Gjatë takimeve Basha ka bërë thirrje për protestë kundër varfërisë e krizës së shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës, faturat e larta të energjisë, papunësia e bllokimi i çdo sektori.

Kryetari i opozitës në bashkbisedimin që ka zhvilluar me fermerë të Lushnjës është njohur me faktin se ata nuk kanë marrë asnjë subvencion të premtuar dhe deklaruar nga qeveria. Rritja e naftës shtrenjtoi sipas tyre të gjitha proceset  e nevojshme, që nga plugimet, te serat, vaditja, etj.

Nje rritjë tjetër e naftës do të bënte që asnjë fermer të mos merrej më me bujqësi pasi kostoja do të ishte e papërballueshmë sipas fermeve, që kanë gjetur rastin ti kujtojnë kryeministrit premtimin me uljen e cmimit te karburantit për bujqësinë.