Gazeta Telegraf/
Kryetari i
Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Egjiptit në Shqipëri, z.
Mohamed Khalil, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re.
Kryetari i
Kuvendit, z. Meta vuri në dukje marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë mes dy
popujve tanë dhe nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik
dhe tregtar mes dy vendeve.
Njëkohësisht z.
Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe shprehu vullnetin
për t’i intensifikuar ato më konkretisht në të ardhmen e afërt.
Ambasadori i
Egjiptit në Shqipëri, z. Mohamed Khalil, pasi shprehu kënaqësinë e emërimit në
Tiranë theksoi se fokusi i punës së Ambasadës së Egjiptit do të jetë në
thellimin e shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në fushat e bujqësisë,
turizmit, kulturës dhe arsimit, ku të dy vendet kanë potenciale të mëdha të
pashfrytëzuara.
Në përfundim, Kryetari
i Kuvendit z. Meta u shpreh se intensifikimi i kontakteve ndërparlamentare
duhet t’i shërbejë rritjes së cilësisë së bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit
të bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes
dy vendeve tona mike.