Basha: ‘Rama puthet me Mogherinin dhe thotë plastë armiku’

134

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama vazhdon propagandën e tij, duke thënë se qeveria ka bërë detyrat, e duke gjetur armikun jashtë tij.

Basha tha se Shqipëria po bën hapa mbrapa, kurse thekson se qeveria është përgjegjëse totale për moshapjen e negociatave.

“Shqipëria po shkon pas. Dy kushte të reja nga Bundestagu janë që të arrestohen hajdutët e votave dhe po ashtu të përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin diktatoriale. Kryeministri shqiptar vuri interesin e vet mbi interesat e shqiptarëve. Ka një përpjekje për ta paraqitur situatën sikur ka përplasje mes Francës e Gjermanisë dhe jo gjendjen e Shqipërisë.

Kjo është një tentativë qesharake. Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria e do të thotë jo.  Kush nga ne nuk e di se çfarë valë emigrimi ka Shqipëria. Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë”, tha Basha.