Basha: BE mbështet pretendimet e PD, qeveria pa vullnet konsensusi

227

KELN – Lideri opozitës Lulzim Basha ndodhet në Këln të Gjermanisë, në kongresin e 27 të partisë së kancelares Angela Merkel, ku është takuar me krerët të lartë kësaj force dhe me ato të PPE-së dhe BE-së. 

Kryetari i PD-së Basha u ka shprehur biseduesve shqetësimin dhe keqardhjen se mazhoranca shqiptare nuk ka shfaqur vullnetin e duhur politik për të bashkëpunuar me opozitën, në drejtim të dekriminalizimit të kuvendit.

Nga ana tjetër shefi opozitës shqiptare ka falënderuar angazhimin e përfaqësuesve politikë të Parlamentit Europian, për angazhimin e tyre, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje mes palëve shqiptare.

Në takimet e tij Kreu demokrat Basha ka marrë mbështjetjen nga përfaqësuesit e lartë të partive simotra të djathta mbi shqetësimin e opozitës për infiltrimin e personave me precedentë në aulën e parlamentit.

Bashkëbiseduesit theksuan se cënimi i pavarësisë së institucioneve, moszbatimi i vendimeve të gjykatave dhe sjellja në kundërshtim të hapur me normat e shtetit ligjor janë të papranueshme për vendet demokratike dhe veçanërisht për vende që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Ata shprehën mospajtimin e tyre të plotë për infiltrimin në administratë dhe në Kuvend të personave të inkriminuar, të cilët përdorën dhunën dhe kërcënimet për të sulmuar opozitën në parlament, me skenarë të orkestruar- shkruan zyra e shtypit e PD-së