Banorët protestojnë kundër PPP me HEC-in e Kalivaçit

598
Sigal

Qeveria i jep turqve të AYEN-ALB hidrocentralin e Kalivaçit

Në fund të vitit 2019, qeveria i ka dhënë me koncesion AYEN-ALB koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit. Turqit e AYEN-ALB, zhvillues të projektit të hidrocentralit të Kalivaçit kanë dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare përmbledhjen jo teknike të vlerësimit të ndikimit në mjedis të thelluar, një dokument ky i nevojshëm për të marrë autorizimet për procedurat e mëtejshme drejt zbatimit. Në dokumentin që mban si afat nëntorin e vitit të shkuar kompania jep detaje mbi projektin ku ndër të tjera thuhet se HEC-i i Kalivaçit do të ketë një rezervuar me vëllim total prej 375 milionë m3 , nga të cilat 205 milionë m3 konsiderohet volum i përdorshëm për prodhimin e energjisë. Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohet sipas kontratës koncesionare të lidhur midis palëve, AYEN-ALB sh.a. në cilësinë e koncesionarit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e autoritetit kontraktues. Hidrocentrali do të ndërtohet mbi lumin Vjosë ne afërsi të fshatit Kalivaç. AYEN-ALB sh.a është zhvilluesi i hidrocentralit Kalivaç bazuar në Marrëveshjen e Koncesionit ndërmjet Ndërmarrjes së Përbashkët (JV), të kompanisë turke AYEN ENERJI A.S, me 92% dhe kompanisë shqiptare FUSHA shpk, me 8 %. Hidrocentrali i Kalivaçit është një projekt që daton nga viti 1997 dhe është shoqëruar me një histori e gjatë zvarritjeje dhe konfliktesh gjyqësore. Ai iu dha për herë të parë një kompanie italiane Hydro.S.R.L ku aksioner ishte edhe biznesmeni italian, Francesco Becchetti. Kompania do të duhej të ndërtonte një HEC 100 MW por që nuk ndodhi asnjëherë dhe u shoqërua me përplasje të shumta në arbitrazhe.