Balla replikon me PD, shfaq “korespondencën” Ristani-Berisha

414
Partia Socialiste i quan trillim akuzat e PD-së në lidhje me mënyrën e rekrutimit të punonjësve të burgjeve.
Përmes nënkryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla PS tha se dokumentet janë fabrikuar në selinë e SHQUP-it ku është krijuar një zyrë e fabrikimit të veçantë të letrave dhe dokumenteve me qëllim mashtrimin e shqiptarëve
Balla: “Po lexoj një email që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i dërgon ish-kryeministrit Sali Berisha, në të cilin zoti. Ristani shpreh këtë konsideratë për kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha. Po citoj emailin:
“I dashur Doktor, protestat tona nuk arrijnë të mbledhin njerëz pasi Luli nuk frymëzon më askënd. Prandaj në emër të gjithë të vjetërve në PD, ju lutem të rimerrni situatën në kontroll.Është tejet e rëndësishme që në protestën e radhës të mbani dhe ju një fjalë, që të paktën njerëzit e pranishëm në protestë, por edhe ne deputetët dhe drejtuesit në PD të marrin pak kurajo dhe guxim.Juaji përjetësisht, Arben Ristani. 15 dhjetor 2015“.
Sigal