Zbulohet skenari i protestës së 27 janarit. Braimllari: Bashkë pa dallime politike kundra qeverisë së krimit!

518
Klaudia Malaj

Në datë 27 janar opozita PD-LSI ka lajmëruar se do të protestojnë para Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Sipas burimeve paraprake mësohet se nga PD dhe LSI janë ngritur dy grupe pune për të organizuar protestën. Grupet përbehen nga sekretarët, nga PD, Arben Ristani, Ervin Salianji dhe Enno Bozdo, por edhe nënkryetarët e partisë dhe kreu i FRPD. Ndërsa nga LSI me organizimin e protestës po merret deputeti Endrit Braimllari në koordinim me kryetarët e degëve në rrethe. Protestuesit do të mblidhen në selitë përkatëse dhe më pas do të marshojnë nga sheshi ‘Skënderbe’ në drejtim të drejt Bulevardit. Protesta pritet që të zgjasë deri në 4 orë. Në një prononcim për gazetën Telegraf Sekretari organizativ i LSI Endrit Braimllari shprehet: “Protesta e 27 janarit do jetë proteste qytetare. Kemi mbështetjen e qytetarëve anë e mbanë vendit, sepse jemi ne te drejtën tonë dhe në të drejtën e çdo shqiptari. Ka shumë arsye pse duhet të protestosh; varfëria, krimi i organizuar, mungesa e një klime pozitive për biznesin, koncesionet që jepen nga buxheti i shtetit për një grup të caktuar oligarkësh në kurriz të çdo shqiptari, mungesa e shpresës tek të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Ka shumë të rinj që si shpëtim shikojnë largimin nga vendi sepse kjo qeveri nuk ka vizion, nuk hap vende të reja pune për të rinjtë, nuk harton politika në shërbim të të rinjve, por ky kryeministër jep llogari para krimit të organizuar dhe oligarkisë sepse ato e sollën ne pushtet. Protesta do jetë masive dhe qytetare, paqësore dhe e mirëorganizuar. Jemi në koordinimi të përditshëm me frontin opozitar për një protestë qytetare. Të rinj dhe të reja, burra dhe gra anë e mbanë vendit pa dallime politike, por që kanë një të përbashkët; varfërinë, krimin e organizuar, mungesën e shpresës dhe besimit në këtë vënë ndaj protesta do jetë qytetare dhe masive”. 
Sigal