Balla-Berishës: Më 4 korrik ’90 si anëtar i PPSH kërkove ndëshkim për ata që hynë në ambasada

69
Deputeti i PS-së, Taulant Balla duke reaguar pas fjalës së ish-kryeministrit Berisha që e cilësoi ditë të shënuar 25-vjetorin e hapjes së ambasadave, i ka kujtuar atij të shkuarën si anëtar i PPSH-së. 
Gjatë fjalës në seancë plenare, Balla tha se vetëm dy ditë pas hapjes së ambasadave, Berisha gjatë mbledhjes së partisë së Punës në fakultetin e Mjekësisë kërkoi marrjen e masave për familjet e atyre që kishin hyrë në ambasada.
“Më 4 korrik 1990 te Fakulteti i Mjekësisë, ku si njihej në atë kohë anëtari i partisë më militant i fakultetit të Mjekësisë, Sali Berisha vetëm 2 ditë pas 2 korrikut i kërkonte PPSH, sekretarit të parë të merrnin masa kundër familjeve të atyre shqiptarëve që i ishin drejtuar ambasadave të huaja dhe ky ishte anëtar i PPSH, Berisha. Ironi më të madhe nuk ka që një anëtar i PPSH që në korrik 1990 kërkonte masa kundër atyre që u futën në ambasada sot çohet këtu dhe a thua i dhemb zemra, apo flet me mirënjohje për ata që 25 vite me parë i fyente si tradhtar të partisë”- tha Balla.