Të shtëna me armë në Marinën e SHBA në Washington

467
Policia amerikane nuk ka gjetur as viktima dhe as personin e dyshuar si sulmues në zyrat qëndrore të marinës amerikane në Uashington. Kjo bëhet e ditur nga departamenti i zjarrëfikësve të kryqytetit amerikan.
Policia pasi rrethoi vendin dhe bllokoi rrugët, kontrolloi ndërtesat pas një telefonate që lajmëroi për të shtëna në ndërtesën 197, në të njëjtin vend kur në vitin 2013 u vranë 12 persona nga një ish marins. Autoritetet deklaruan se në fillim ngjarja dukej e ngjashme me atë të vitit 2013, por përgjigjja e policies në këtë rast ishte shumë më e mirë. Ky vend është vetëm një kilometer e gjysmë larg selisë së kongresit amerikan.
Përmes një mesazhi në Twitter, marina ka bërë të ditur se, të paktën për momentin, nuk rezultojnë viktima.  
Sigal