Ambasadorja: Çfarë ndodh me azilin në Gjermani

401
Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanne Schultz, ishte dje në Kukës si një prej qarqeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian për të përcjellë mesazhin se emigrimi nuk është zgjidhja e problemeve. Ajo mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të qendrës së informacionit për emigrimin dhe të drejtat e njeriut. “Gjermania e konsideron të rëndësishme mbështetjen për qeverinë shqiptare që t’u mundësojë qytetarëve të saj kushte të mira jetese dhe perspektivë. Ndaj ne kemi zgjedhur si moto ‘Realizohu në Shqipëri’. Ne e dimë se për grupet vulnerabël kjo është e vështirë”, u shpreh diplomatja gjermane. Sipas saj, rruga jashtë vendit duket sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri, duke i rifutur në rrethin vicioz të varfërisë. “Ndaj kjo qendër duhet të jetë shembull për të shmangur këto rrethana të padëshirueshme”, u shpreh kryediplomatja gjermane në Tiranë.
Sigal