Azili në SHBA, rregullat për imigrantët

555
Sipas ligjit të tanishëm amerikan për imigracionin, nëse kërkon azil sapo mbërrin në tokën amerikane, edhe nëse ke një vizë të vlefshme, ndalohesh nga policia. Kur dyert e një qendre për ndalimin e imigrantëve azil-kërkues mbyllen, ato mund të mos hapen përsëri për muaj me radhë, bëri të ditur “Zëri i Amerikës”. Në një zonë industriale pranë aeroportit Njuark, qendra e paraburgimit Elizabeth strehon imigrantë, disa prej të cilëve kanë kryer krime. Që nga shtatori, zyrtarët e imigracionit thonë se pati më shumë se 38 mijë njerëz të ndaluar në mbarë vendin për shkelje të ligjit të imigracionit. Disa prej tyre ishin azil-kërkues. Kontrolli i sigurisë është i ngjashëm me ato të pikave të kontrollit në aeroporte. Vizitorët duhet të tregojnë letrat e identifikimit. I lënë sendet në një dollap me kyç dhe nuk lejohet telefoni. Nuk mund të marrësh fotografi apo të regjistrosh.
Sigal