Ambasada e SHBA, apel për vetëpërmbajtje në protestën e shoqërisë civile

370

Gazeta
Telegraf/

Sigal

 

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
në Tiranë i bën thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në kryeqytet, të jenë
të kujdesshëm ditën e nesërme kur do të zhvillohet protesta kundër ligjit të
mbetjeve. Ambasada Amerikane përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, u
kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjen në aksin ku do të zhvillohet
protesta. “Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së, se partia
opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo
të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1
tetor, në orën 11:00. Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës
Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së
Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të
rëndojë trafikun. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë
kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë
duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime”, thuhet në
njoftim.