Ambasada e SHBA në Tiranë: Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç

512
Sigal

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare, duke nisur nga reforma në drejtësi dhe deri tek ‘fati’ i Ministrisë së Brendshme. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada amerikane ka përgëzuar vendin tonë për luftën e deritanishme kundër krimit të organizuar. Ambasada amerikane në Tiranë: Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.