Kapen 15 sirianët e zhdukur në Kukës,trafikonin persona në mënyrë të paligjshme

431
Sigal

Gazeta Telegraf/

Jane kapur 15 sirianet e zhdukur ne Kukes te cilet trafikonin
persona në mënyrë të paligjshme.

Katër persona përfundojnë në pranga.

Në kuadër të operacionit antitrafik i koduar “Kaskada” u
arrestuan Gjerard Markaj, 35 vjeç, Riza Hasani, 54 vjeç, Shefqet Velaj, 34 vjeç
si dhe Zeqir Bajrami, 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje në rrugën e Kombit, në
vendin e quajtur “Fushë-Dugagjin” u kapën në flagrancë, duke transportuar 15
shtetas siranë, me automjetet e tyre, tip “Wolswagen” me targa AA 517 KS,
automjetin tip “Benz”, me targa AA 973 GF dhe automjetin tip “Golf”, me targa
AA 013 AF, cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë,
kundrejt fitimit.

Materialet hetimore do ti kalojnë për hetime të mëtejshme
Prokurorisë, për veprën penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në
bashkëpunim”.

Ndërkohë, pak orë më vonë policia
zbuloi se sirianët ishin larguar nga qendra e Azilantëve në Babrru. Mësohet se
21 azilkërkuesit ishin larguar nga qendra pak ditë më parë, ndërsa 6 prej tyre
janë ende në kërkim.