Aletatët: Ja postet që i kërkuam Edi Ramës

479
Sigal

Kryeministri i zgjedhur mbledh kryetarët e partive aleate për t’i përgëzuar për fitoren, por nuk ndahen postet qeveritare

 Ka zgjatur pak më shumë se një orë takimi i parë mes kryetarit të PS-së Edi Rama dhe kryetarëve të partive aleate në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në qendër të diskutimeve të takimit që u zhvillua me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Socialiste, ishte ndarja e përgjegjësive në qeverisjen e re të vendit. Në përfundim të takimi, Rama u largua nga selia e PS-së pa pranuar të ndalej përpara mediave.

Gjinushi proteston ndaj Ramës, me …mungesën e tij

 Në takim morën pjesë, Paskal Milo i PSD-së, Petro Koçi i PSV 91, Ervin Mete i G-99, Spartak Ngjela iPLD-së, Artur Dojaka i AP-së, Zef Bushati i ADK-së, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së ka dërguar një përfaqësues në këtë takim. Ndërsa mungonte kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi. Mungesa e Gjinushit, siç tha një kryetar partie, u justifikua me mungesën e lajmërimit. Mirëpo, është e qartë se marrëdhëniet e Gjinushit me Ramën nuk janë të mira dhe Gjinushi me mungesën e tij i demonstron Ramës pakënaqësitë, sidomos në mosmbrojtjen e votës. Ose e thënë ndryshe, Gjinushi akuzon kësaj here PS-në, se komisionerët e saj i kanë vjedhur votat, ndaj PSD-ja ka një ulje të madhe të votave në 23 Qershor, krahasimisht me zgjedhjet e 2009-s.

 Aleatët e vegjël i japin Ramës 100.000 vota

 Kryetari iPUK-ut, avukat  Idajet Beqiri,  menjëherë pasi mbaroi takimi i Ramës me aleatët, u prononcua  për “Telegraf”: “Në këtë  takim  të PS-së dhe kryetarëve të partive aleate, kryeministri i sapozgjedhur, Edi Rama  përgëzoi aleatët e vet për fitoren, vlerësoi kontributin e gjithsecilit, kontribut që e vlerësoi jo vetëm në saj të votave të fituara nga secila parti, por edhe për përkushtimin e gjithsecilit  dhe për t’i dhënë koalicionit fitoren plebishitare. Edi Rama tha se kontributi i aleatëve është shumë i rëndësishëm në fitoren e 23 Qershorit, sepse, e krahasuar me 2009-n, Berisha nga aleatët e vet fitoi vetëm 29.000 vota, aleatët e së Majtës dhanë mbi 100.000 vota. Në këta takim u tha që  marrëveshja e tyre do të jetë afatgjatë, që do të thotë që edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, të 2015-s, do të jenë sërish bashkë, duke e konsoliduar  edhe më tej këtë aleancë. E treta, konceptet e qeverisjes që parashtroi Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, gjetën mbështetjen te të gjithë aleatët. U pranua koncepti i Ramës, që qeveria e tij do të bëjë një reformim të thellë  të administratës të shtetit.

Administrata publike, jo me militantë partiakë

 Pushteti i ardhshëm nuk do të konceptohet si parcelizim partiak.

Domethënë, nuk do të funksionojë ai koncept, që meqë të takon ky rol  drejtimi në administratë, mund të sillesh si të duash dhe të emërosh gjithë njerëzit e tu. Nuk do të ekzistojë më skema piramidale e funksionimit të administratës, ku ai që drejton, të ketë të drejtën që të emërojë kudo vetëm njerëzit e vet. Në këtë takim, koncepti i drejtimit e funksionimit piramidal të shtetit u cilësua anakronik dhe ishte një ndër shkaqet e rrëzimit të qeverisë së Berishës. Por, në emërimet në administratë, do të vlerësohet meritokracia, profesionalizmi, ndershmëria. Burimet njerëzore që do afrojnë cilado parti do të bazohet mbi parimin, “Punës do t’i gjendet njeriu i përshtatshëm”. Partitë politike mund të afrojnë njerëzit e tyre në administratë, por në fund, të gjithë pretendentët që duan të punojnë në administratën shtetërore, do t’i nënshtrohen konkursit. Do të fitojë më i miri, dhe jo kriteri i militantizmit. Në këtë takim u theksua se shteti nuk mund të konsiderohet si një plaçkë, që kushdo mund ta marrë e ta çojë te shtëpia, sikurse psh, një drejtori e ka një forcë politike dhe të ketë edhe të drejtën, që edhe rojen e pastruesen ta emërojnë ata.

 

Ofiqet qeveritare për aleatët

Por, në takim nuk u  diskutuan dhe as u caktuan as objektivat dhe as postet konkrete që secila parti do të ketë në hierarkinë e qeverisjes, në bazë të kontributit të votave që kanë fituar në zgjedhje. Në këtë takim u caktua edhe koordinatori midis aleatëve dhe PS-së, i cili është Gjergj Ndoi.  Pasi ka saktësuar strukturën e re të qeverisë, Rama pritet të saktësojë edhe me aleatët zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve. Kështu, në këtë marrëveshje të firmosur nga 37 partitë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” thuhet se: “Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike”. “Për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror”, vijon marrëveshja. Ndërkohë që, kur një parti merr një mandat, ajo mund të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve, por kjo duhet të konsultohet me partitë e tjera. Pas zgjedhjeve, sipas llogaritjeve të para, është thënë se,LSIështë partia që mund të përfitojë 4 deri në 5 ministri, pasi në këto zgjedhje ajo ka arritur të marrë afërsisht 200 mijë vota.