Këshilli i mandateve, avokati i Tahirit: Kërkojmë afat prej tre ditësh, Alibeaj: Kohë për prishjen e provave

399
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit do të vendosë sot se çfarë qëndrimi do të mbajë Kuvendi për një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme, në këtë mbledhje do të dëgjohet kërkesa e Prokurorisë, mbrojtja e Tahirit dhe më pas dhjetë anëtarët e Këshillit, pesë nga maxhoranca dhe pesë nga opozita, do të hartojnë raportin për tia paraqitur seancës parlamentare.
Ora 16:30
Avokati i ish-ministrit ka kërkuar afat tre ditor per te dorëzuar faktet mbrojitese ndaj akuzave te prokurorise.
Sot prokuroria ngriti pretendime shtesë kështu që ne duhet ti integrojmë për këtë panel. Për këtë duam një afat të konsiderueshëm. Mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat prej 3 ditësh.
ORE PAS ORE
Ora 15: 45
Në momentin që Prokurori po paraqet materialet sekrete kundër ish-ministri Tahiri, mësohet se ky i fundit ndodhet te mbledhja e Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve.
Ora 15: 15
Rifillon mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit. Mbledhja po vazhdon pa praninë e mediave. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të Prokurorisë.
Prokuroria do të paraqesë materiale konfidenciale për Saimir Tahirin.
Ndërsa Këshilli do të vendosë për imunitetin e ish-ministrit Tahiri.
Sigal