Akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, ja çfarë thotë Presidenti Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk ka pranuar të komentojë akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Para nisjes së konferencës së sotme për Gjykatën Kushtetuese, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Meta u pyet nga gazetarët për çështjen e ish-ministrit Tahiri, por preferoi të përgjigjej me një fjali tjetër.

“I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese”- ka thënë Kreu i Shtetit, duke mos mbajtur asnjë qëndrim ndaj çështjes Tahiri.