LSI sjell fakte të reja për votimin e dyfishtë në Gjirokastër: 73 raste të dyshimta

222

Ledio Braho, anëtar i KAS:Jemi në kushtet e një vepre penale të konsumuar nga këta komisionerë

Sigal

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj ka bërë me dije dje në KAS se në bazë të dokumentacionin ka 73 raste të dyshimta, duke kërkuar hetim. Pro hetimit është shprehur dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso. Por Eridian Salianji i Partisë Socialiste pretendon të kundërtën duke u shprehur se vetëm një rast ka tentuar që të ushtrojë të drejtën për të votuar, dy herë.

Denoncimi

Altin Kaziaj: Dokumentacioni i ZAZ dhe personave që kemi kontestuar për Gjirokastrën, ndërkohë që duhet të ishin të vetëkarantinuar. Mendojmë se KAS duhet të investojnë për qartësimin e pozicioneve të tyre. Ishin persona që mund t’i thërrisnit këtu dhe për të parë pasaportën e këtyre personave.

Eridian Salianji, PS: Nuk kemi kërkesa për prova të tjera shtesë.

Altin Kaziaj, LSI: Për ne është e qartë tabela e lidhur me dokumentin që është dhënë ditën e djeshme. Është marrë hapësirë për të dhënë një të vërtetë, ndërkohë që ne gjejmë shumë të qartë tabelën, është e sqaruar se 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa për 70 persona. Rastet e dyfishta janë parashikuar në kolonën e tretë.

Ivi Kaso: Të dhënat që na u paraqitën sipas provës janë eksplicite. Në të gjithë zonën zgjedhore është e qartë. Kohën dhe momentin për hetimin zgjidheni ju. Provat janë eksplicite dhe flasin qartë për paligjshmëri të ndodhur, në një masë të caktuar, në gjithë zonën zgjedhore, dhe lista që i bashkëngjitet kërkesës sonë është po ashtu po aq e qartë.

Ledio Braho: I kërkoj administratës së KQZ që të zbatojë detyrën të paktën për rastet e komisionerëve apo administratës zgjedhore që është konstatuar në kushtet e votimit të dyfishtë. Në dijeninë time jemi në kushtet e një vepre penale të konsumuar nga këta komisionerë. Administrata e KQZ-së duhet të procedojë, nëse nuk ka proceduar ende.